Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Çipa, pret ambasadorin turk në Tiranë, H. Bayrakta

TIRANE - Ndërkohë që vazhdojnë "Ditët e kulturës turke" në Sarandë, ambasadori Hidayet Bayraktar u prit nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. Kreu i Bashkisë Çipa ka përsëritur vlerësimin e organizimit për herë të parë të "Ditëve të kulturës turke". "Ato janë si qershia mbi tortë në gjithë eventet kulturore që shoqërojnë sezonin veror në Sarandë", u shpreh ai. Çipa ka përmendur punën e bërë me kurset për mësimin e gjuhës turke në shkollën "Adem Sheme", duke nënvizuar ndikimin e hershëm të kulturës turke në Shqipëri, që vjen nga thellësia e shekujve dhe është ndalur në figurën e Hasan Tahsinit, si rektor i parë i universitetit të Stambollit. "Jemi duke menduar që një shtatore e denjë për këtë figurë të vendoset në shëtitoren buzë detit dhe kërkojmë donatorë për këtë", tha Çipa. Po ashtu, ai ka vlerësuar praninë e shtuar kohët e fundit të bizneseve të fuqishme turke, si kompaninë "Kurum", në hidrocentralin e Bistricës, kompaninë Albtelecom e "Eagle Mobile", drejtori i përgjithshëm i së cilës Erkan Tabak, është nderuar nga kjo Bashki me Çertifikaten "Mirënjohja e qytetit". Çipa ka shprehur vullnetin për binjakëzim me një prej qyteteve turke, me drejtim kryesor turizmin dhe ka kërkuar për këtë mbështetjen e ambasadorit Bayraktari.
Ambasadori Bayraktari ka shprehur falenderimet për mbështejten e Bashkisë së Sarandës në organizimin bukur të "Ditëve të kulturës turke", si dhe për përhapjen që po merr mësimi i gjuhës turke në këtë qytet, duke u shprehur se ka mbetur i mrekulluar nga interesi i fëmijëve sarandiotë. Ai tha se e ka të veçantë ndodhjen në Sarandë dhe në Bashkinë e qytetit. "Figura si Hasan Tahsini, tha ai, janë të rëndësishme edhe për Turqinë, ashtu si edhe Sami Frashëri e Mehmet Akif në Kosovë", vleresoi ai. Bayraktar ka mirëpritur idenë e binjakëzimit te Sarandes me një qytet afër Stambollit, duke premtuar angazhimin e ambasadës për këtë qëllim. Bayraktar ka kërkuar që Bashkia Sarandë të mund të zhvillojë qytetin përmes bashkepunimit me agjencinë turke për zhvillim, ku ka ftuar të aplikohet për projekte zhvillimore, Po kështu, ai tha se bashkëpunimi me institutin "Junus Emre", është një hapësirë që duhet shfrytëzuar në dobi të zhvillimit.
Çipa, nëpërmjet ambasadorit Bayraktari, u ka bërë ftesë bizneseve turke për të investuar në Sarandë, pasi kjo Bashki është tashmë me territore që përfshijnë edhe Ksamilin e Butrinin, argumentoi ai. Kryetari Stefan Çipa i ka bërë dhuratë ambasadorit Bayraktari simbolin e spirancës, ndërkohë që drejtorit të Insitutitit "Jonus Emre", Tayfun Kalkan, i dhuroi simbolin e bashkëjetesës mes komuniteteteve të ndryshme fetare në Sarandë. Ambasadori Bayraktari la një mbishkrim në Librin e Artë të Bashkisë. Në këtë vizitë ai shoqërohej edhe nga konsulli Celil Tekneci. /ATSH/
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim