Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi pas daljes së përgjimeve ku përmendet edhe emri i Tahirit, shprehet se “Peshku qelbet nga koka, Rames po i vjen era”.

Statusi i Belind Këlliçit
Peshku qelbet nga koka, Rames po i vjen era.

Sipas Edi Rames per lidhjet e Tahirit me Habilajt, fajin e ka opozita.

Edi Rama nuk eshte i pagabueshem por eshte i lidhur koke e kembe me krimin. Te jesh i lidhur me krimin nuk eshte gabim, eshte veper penale per te cilen duhet te japesh llogari para drejtesise. Eshte faji i opozites thote. Faji i opozites qe ministrat jane vene ne sherbim te krimit per para dhe pushtet permes blerjes se votave dhe shantazhimit te votuesve.

Faji i opozites per kriminelet e futur ne parlament dhe ne bashkite e vendit. Faji i opozites per trafikun e droges nga ajri, toka e deti. Per avionet e droges eshte faji i opozites. Per te gjitha eshte faji i opozites. Rama nuk ka asnje faj sepse ai eshte i papergjegjshem per veprimet e tij.

Sot te gjithe kane nje keshille per te: Nese te ka mbetur dhe nje pike dashurie per kete vend, jep doreheqje dhe lejo clirimin e Shqiperise nga krimi dhe droga.

dy.b/shqiptarja.com