Kryetari i komunës Skënderaj
kërkon leje nga gjykata për tu betua
Lushtaku mund të humbasë postin e rifituar nëse nuk del para Kuvendit Komunal për të kryer betimin para datës 20 dhjetor.
PRISHTINE - Kryetari i trupit gjykues që ka marr në shqyrtim cështjen e “Grupit të Drenicës”, pritet që të vendosë sot nëse do të lirojë për disa orë njërin prej të pandehurëve e konkretisht Sami Lushtakun, i cli ka rifituar zgjedhjet ne kryE te komunes Skënderaj.
Avokati mbrojtës të Sami Lushtakut, i ka drejtuar një kërkesë trupit gjykues për ta liruar këtë të fundit për disa orë, në mënyrë që ta bëjë betimin para Asamblesë Komunale.
Lushtaku u rizgjodh në zgjedhjet e fundit u si kryetar i Komunës së Skënderaj.
Sipas të përditshmes “Koha Ditore”, Arianit Koci, avokat mbrojtës i Sami Lushtakut e bëri kërkesë gjatë seancës fillestare të 15 të dyshuarve të “Grupit të Drenicës”, të cilët u deklaruan plotësisht të pafajshëm për akuzën që u ngarkohet.
Ndërsa, kryetari i trupit gjykues tha se vendimin për këtë do ta japë të hënën. Lushtaku u rizgjodh në zgjedhjet lokale më 3 nëntor, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga EULEX lirimin e përkohshëm në mënyrë që ai ta jep betimin para afatit ligjor.
Kjo kërkesë u hodh poshtë nga një gjykatës nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX. Lushtraku po pret gjykimin në parburgim që nga muaji maj megjithatë ai kandidoi për një mandat tjetër si kryetar i Komunës së Skënderajt.
Ai mund të humbasë postin e rifituar nëse nuk del para Kuvendit Komunal për të kryer betimin para datës 20 dhjetor. Seanca tjetër fillestare do të caktohet pasi avokatët mbrojtës të të pandehurve do t’i paraqesin provat e tyre ndaj aktakuzës.
Redaksia Online
(ah/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09