TIRANE - Për çëshjten e 27-vjeçarit G.H, ne jemi interesuar dhe te komuna e Vaqarrit se përse është larguar nga puna. Kryetari aktual i komunës, Gentian Myrta, shprehet se ai është hequr nga puna që në datë 4 prill të 2011.

Ndërsa ai e ka marë detyrën si kryetar në korrik të 2011. “E di historinë e këtij djali nga punonjësit e mi këtu sepse në kohën që unë kam ardhur në detyrë si kryetar komune ai nuk punonte.

Ai është pushuar nga puna në 4 prill të 2011, ndërsa unë kam ardhur në këtë post në korrik të 2011. Në regjistra shkruhet që ndërpriten marrëdhëniet financiare me G.H. Por nuk është shkruar asnjë motivacion përse” shprehet Myrta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)