Kryetari i Mitrovicës veriore, serbi
Pantiç sfidon shtetin e Kosovës
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Kërstimir Pantiç, nuk ndalet së sfiduari shtetin e Kosovës. Ai ka vendosur që betimin për kryetar ta bëjë të martën (sot) sipas ligjeve të Serbisë, e jo të Kosovës.
MITROVICE - Kryetari i porsazgjedhur i Mitrovicës Veriore, Kërstimir Pantiç, nuk ndalet së sfiduari shtetin e Kosovës. Ai ka vendosur që betimin për kryetar të kësaj komune ta bëjë të martën (sot) sipas ligjeve të shtetit të Serbisë, e jo të Kosovës.
Përveç kësaj Pantiç deri më tani ka shkelur një sërë ligjesh të Republikës së Kosovës, duke u nisur me vënien e fusnotës në kërkesën për betim, e cila i referohet rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka refuzuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ka vendosur imazhin e Car Llazarit në logon e Komunës së re.
Ndërsa, vetë Kërstimir Pantiç, të hënën, ka folur për ftesat që janë dërguar për seancën solemne të Kuvendit, duke thënë se me marrëveshjen e Brukselit është precizuar se si duhet drejtuar Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. “Ftesat i kam dërguar në gjuhën shqipe dhe në këtë mënyrë kam respektuar edhe shqiptarët”, ka thënë shkurt Pantiç.
Edhe lideri i Iniciativës Qytetare “Srbija, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, pranon se duhet të gjendet mënyra më e mirë se si të bashkëpunojnë Ministria dhe Komuna. “Ne jemi të vetëdijshëm që kemi dalë në zgjedhje në bazë të ligjeve të Kosovës dhe kjo është diçka që të kufizon më tutje. Prandaj mendoj që duhet të gjendet ndonjë mjet për bashkëpunim”, ka thënë Ivanoviq.
Ndërsa, Avni Zogiani nga Organizata “Çohu” thotë se Qeveria e Kosovës nuk është në pozitë të ndërmarrë diçka ndaj Kërstimir Pantiçit, shkruan Express.
“Hashim Thaçi e Edita Tahiri sikur edhe të gjitha planet e strategjitë e derisotshme, tani mund t’i shkruajnë në statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe në akull dhe ta kthejnë prej diellit. Tani edhe Daçiq më në fund e tregoi se takimet në Bruksel ishin një shou, dhe faktori numër një në hapësirat serbe ngelet Pantiq, duke qenë se Qeveria e Kosovës i ka dhënë të gjitha dhe nuk ka asnjë mjet për të vepruar më”, thotë Zogiani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02