Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May.

Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike. Forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit janë disa nga objektivat e konferencës e cila sjell bashkë në Londër drejtues të lartë politike nga Ballkani.

Vizita e Bashës dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirëpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër. “Nuk jemi dekor për interpelanca false. Do të jemi në Kuvend pas interpelancës. Interpelancat e shumicës janë show”, deklarojnë deputetët e opozitës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com