Kryetari i PS Baldushk mbështet
Halim Kosovën:U shërben qytetarëve

Kryetari i PS Baldushk mbështet<br />Halim Kosovën:U shërben qytetarëve
TIRANE - Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova ka dëgjuar sot nga afër banorët e Baldushkut, për shqetësimet që kanë si dhe ka biseduar me ta për projekte që do të ndihmojnë në rritjen e prodhimit dhe në krijimin e mundësive për të shitur mallin e tyre. I pranishëm ishte dhe kreu i Partisë Socialiste të Baldushkut, i cili shprehu mbështetjen për kandidaturën e Kosova.

Unë jam  i Partisë Socialiste , 15 vjet kryetar i Partisë Socialiste këtu në Baldushk. Unë kam pas gruan në një periudhë me një fjalë të monizmit që … ti ke punuar shumë mirë dhe kjo punë mua më ka vlejtur shumë. Dhe unë jam shumë mirënjohës dhe vota ime është për ty,” -tha kreu i PS për Baldushkun.

Ndërkohë kandidati Halim Kosova tha se ai nuk bën dallime partiake.
Kurrë, kurrë, kurrë, në 35 vjet mjek nuk kam pyetur ndonjëherë para se të jap ndihmën, ore nga vjen ti, çfarë partie je ti, që po qe se je tek ajo partia që unë mendoj do të ndihmoj. Absolutisht, kurrë”, tha Kosova.

Banorët e Baldushkut kanë ngritur gjithashtu shqetësimin për ndërprerjen në dy vitet e fundit të subvencioneve për bujqësinë.

Kosova është shprehur se bashkia ka krijuar një fond si garanci në Bankë për kreditë që do jepen me zero përqindje. Teksa sqaronte banorët për këtë kredi Kosova ka thënë se fondi që merr fshatari, bën që në fillim të fillosh të japësh rezultate maksimale, bën sera a ble mjete për të punuar tokën.

"Eshtë plani dhe projekti i çdo njërit nga ju që do pretendojë të marrë këtë fond pa përqindje, pa përqindje sepse ato i mbulon Bashkia dhe pa garanci sepse ato i mbulon Bashkia, pa diskutim për t’ju ndihmuar juve”, ka thënë Kosova.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit