Kryetari i Strugës, Ziadin Sela ka deklaruar se nëse nuk do të pranohet gjuha shqipe do ta ndajmë Maqedoninë.
 
Kryetar i komunës së Strugës  ka reaguar ndaj VMRO-DMPNE-së, partisë së Nikolla Gruevskit e cila është shprehur kundër shqipes si gjuhë zyrtare të dytë në Maqedoni.
 
Sela ka thënë se edhe shqiptarët nuk e duan shqipen si gjuhë të dytë, por të barabartë me gjuhën maqedonase.
 
"VMRO nuk pranonka gjuhen shqipe si gjuhe te dyte ne tere Maqedonine.
 
Per hir te se vertetes edhe ne se duam te dyte, por te barabarte me maqedonishten ne tere Maqedonine.
 
Jemi te gatshem te bejme nje kompromis. Nqs se doni te barabarte shqipen dhe maqedonishten ne te gjithe maqedonine atehere e ndajme Maqedonine ne dy njesi federative. Nje shqipfolese, nje sllavishtfolese…
"shprehet ai.


d.b/shqiptarja.com