Kryetari i zgjedhur i Leposaviçit, Lulzim Hetemi 70 ditë brenda komunës e larg familjes

Kryetari i zgjedhur i Leposaviçit, Lulzim Hetemi 70 ditë brenda komunës e larg familjes

Komuna e Leposaviçit

Teksa po ndërmerren veprime në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të vendit, në objektin e komunës së Leposaviqit tash e 70 ditë po qëndron kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi. Deri më tani ai nuk është deklaruar për media për qëndrimin e tij në objektin komunal, ndërkohë që familjarë të tij kanë thënë për RTK-në se nga kontaktet që kanë, ai po vazhdon punën me mundësitë e tij.

Por para dy muajsh, Hetemi mëngjeset i zbardhte në fshatin e tij të lindjes, Bistricë. Më 26 maj ai u nis nga shtëpia e tij për t'u futur në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, ku edhe e mori zyrtarisht detyrën. As ai, por as familjarët e tij, atë ditë nuk e kishin menduar se nuk do të shihen për më shumë se dy muaj.

"Dikush prej familjes pa e kontaktuar të paktën një herë në ditë nuk bëhet. Ai është mirë dhe po punon në ato mundësitë e tij aty. Edhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë. Kushtet elementare i ka, si për nga ushqimi ashtu edhe nga ana higjienike, pasi objekti i përmbush të gjitha kërkesat", tha për RTK-në, Bashkim Hetemi, vëllai i kryetarit të Leposaviqit.

Bashkimi tregon se familja e ngushtë e kryetarit aktualisht jeton në Mitrovicë, për shkak të shkollimit të fëmijëve, teksa shton se mosprezenca e vëllait të tij në shtëpi është një mungesë e madhe për familjen.

"Ndonjëherë janë disa situata që duhet të sakrifikosh. Normal që vërehet mungesa e tij, sepse u bënë që 2 muaj që ai është brenda në objektin e komunës. Fëmijët e tij janë të gjithë në shkollë dhe gjatë procesit mësimor vijojnë mësimin në qytetin e Mitrovicës. Brenda mundësive edhe ne kujdesemi për ta dhe për familjen, por normal që ju mungon", ka shtuar Bashkim Hetemi.

Ai dhe e gjithë familja Hetemi e presin me padurim rikthimin e tij, por presin që edhe situata në veri të vendit të normalizohet një ditë./RTK

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave