TIRANE- Pas vendimit të marrë nga mazhoranca për shpalljen e 4 vendeve vakante të anëtarëve të AMA-s, përfshirë edhe atë të kryetares së këtij autoriteti, i menjhëhershëm ka qenë reagimi i kryetares në detyrë Endira Bushati. Me anë të postimeve në profilin e saj në “facebook”, Bushati ka akuzuar mazhorancën se duke përdorur forcërisht numrin e votave kanë vendosur për përfundimin e mandatit të saj.
“Kemi konkluduar si mazhorancë që Endira Bushatit i ka mbaruar mandati!" (A. Peza). Pra, mazhoranca me vota mund të vendosë se kujt i mbaron e se kujt nuk i mbaron mandati! Më qartë se kaq...”, ka shkruar Bushati. Më pas me anë të një tjetër postimi, kryetarja e AMA-s, ka bërë një paralelizëm të mënyrës se si respektoheshin dispozitat juridike në vitet 45-47 dhe për rëndësinë e vendimeve të gjykatave. Pritet që në seancën e të enjtes në parlament të shpallet vakant vendi i kryetares së AMA-s, ndërkohë që komisioni i Medias do të ketë në shqyrtim plotësimin e vendeve të 3 anëtarëve.
Bushati është zgjedhur në AMA, pasi mori postin e anëtarit të tërhequr, Artan Zeneli në vitin 2009 dhe më pas, sërish në vitin 2009, u zgjodh kryetare duke plotësuar mandatin e ndërprerë të ish-kryetares Mesila Dode. Bushati është rizgjedhur sërish në krye të AMA-s në përfundim të mandatit të saj por pa u zgjedhur më parë si anëtare duke qenë se mandati i anëtarit Zeneli kishte përfunduar në vitin 2012. Në këtë mënyrë gjatë këtyre dy viteve Bushati ka mbajtur postin e kryetares pa pasur mandat anëtari.
Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Media" largon edhe Bushatin nga AMA, miratohen 4 vendet bosh
shpërthen në akuza për mazhorancën">