Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështojnë 2 votimet për raundin e parë 1 votë më pak se kuorumi, në garë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështojnë 2 votimet për raundin e parë  1 votë më pak se kuorumi, në garë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta

Kuvendi i Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës!

Në votimin e parë nuk është arritur të sigurohet kuorumi i nevojshmëm i votave për të konsideruar të vlefshëm raundin e parë, pasi morën pjesë vetëm 78 deputetë. 

I pranishëm në fillim të seancës ishte kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj i cili ka theksuar se nuk do të votojnë një kandidate partiake, pasi sipas tyre ajo është një kandidate përçarëse. 

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërshtar ka Nasuf Bejtën.

Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Dështojnë 2 votimet për raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, 1 votë më pak se kuorumi

Në votimin e dytë për raundin e parë  për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka dështuar sërish, pasi kanë  votuar vetëm 79 deputetë, ndërkohë në votimin e parë votuan 78 deputetë. 

Ndërkohë tre deputetët e LDK-së, të pranishëm në sallë por që refuzojnë të votojnë as në raundin e dytë janë: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj.

Për t’u zgjedhur presidenti, në kuti  duhet të jenë 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet edhe me 61 vota.

 

Ora 21:06
Votimi i parë për president, vetëm 78 vota në kuti, duhet të përsëritet votimi i raundit të parë

Në votimin e parë për presidentin e Kosovës, morën pjesë 78 deputetë duke mos arritur krijimin e një kuroumi të nevojshmëm për të konsideruar të vleshëm votimin.

“Në emër të komisionit konstatojmë se në proces të votimit kanë marrë 78 deputetë”, thotë Sali Zyba.

Për këtë arsye Kuvendi ka nisur për herë të dytë votimin. Për të konsideruar të vlefshëm një raund votimi, në kutinë e votimit duhet të jenë të paktën 80 vota ose 2/3 e deputetëve.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota.

Përfaqësuesi i komisionit për zgjedhjen e presidentit, Sali Syba, ka thënë se janë vetëm 78 deputetë që kanë votuar.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga LDK nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.

Gjithashtu për të votuar presidentin kanë marrë pjesë edhe komunitetet jo-serbe

 

Ora 20:44
Mbyllet votimi i raundit të parë, komisioni fillon procesin e numërimit të votave

Komisioni për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës ka filluar me përpilimin për paraqitjen e raportit të votave për zgjedhjen e presidentit.

Për t’u zgjedhur presidenti, në kuti  duhet të jenë 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet edhe me 61 vota.

Ora 20:41
Hoxhaj: PDK kundër Vjosa Osmanit, është figurë partiake dhe përçarëse

Partia Demokratike e Kosovës nuk mbështet Vjosa Osmanin sin president të vendit, është kjo deklarata e kryetarit Enver Hoxhaj gjatë seancës parlamentare.

“Vjosa Osmani nuk është unifikuese, është përçarëse. Është partiake, I mungon pavarësia partiake dhe do të jetë nën vullnetin e zotit Kurti,” tha Hoxhaj.  

Pasi sipas tij zgjedhja e presidentit të vendit është një ngjarje festive për vendin. Duhet të arrihet një kompromis i gjerë në mënyrë që presidenti të jetë sa më konsensual. Por sipas tij një e tillë nuk po ndodh me Osmanin.

“Vjosa Osmani nuk po zgjidhet po emërohet nga Kurti. Kështu e sheh Kurtin qeverisjen, njëjtë si motoja e tij në zgjedhje Krejt dhe Drejt. Modeli I tij nuk është model i një demokrati por një autokrati,” tha Hoxhaj.

Madje ai ka preferuar të bëjë ironi duke i kërkuar Kurtit të tregojë se çfarë vaksine ka marrë, sepse sipas tij ajo e ka bërë të sillet përçart.

“Vaksina që e ke marrë, a ta ka rrit temperaturën a ka pas efekte anësore. Mëngjes folshe për zgjedhje mbramje folshe për zgjedhje, a vendi ka nevojë për lidership”,  tha Hoxhaj.

 

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza janë larguar nga salla menjëherë pas fjalimit nga senaca ku po mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit.

Pas mbarimit të fjalimit, Hoxhaj dhe Hamza janë larguar nga salla, teksa seanca është duke vazhduar.

 

Ora 19:58
Votimi për presidentin e ri, në kuvend të pranishëm 84 deputetë

Me pothuajse dy orë me vonesë ka nisur seanca për votimin e presidentit të ri të Kosovës. Të pranishëm në sallë janë 84 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Listës Serbe, kanë refuzuar të marrin pjesë.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.

 

Ora 19:33
Seanca për Presidentin: Nis hyrja e deputetëve në sallën e Kuvendit pas 1 orë e gjysmë vonesë

Pas më shumë se 1: 30 orë vonesë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit, ku planifikohet të mbahet edhe seanca për votimin e presidentit të ri. Seanca ishte planifikuar të nisë në orën 18:00 .

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë të parët që po hyjnë në sallën ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, rreth gjysmë ore më parë ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.

Në rast se VV nuk merr të gjitha votat e LDK’së, pa votat e AAK-së, PDK-së dhe të Listës Serbe, do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit.

Për postin e presidentit kandidojnë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë