Kryetarja e Parlamentit serb, Maja
Gojkovic:Kurrë sanksione ndaj Rusisë

Kryetarja e Parlamentit serb, Maja<br />Gojkovic:Kurrë sanksione ndaj Rusisë
BEOGRAD - Edhe nëse Serbia bëhet pjesë e Bashkimit Europian, Beogradi nuk do t’i vendosë kurrë sanksione Moskës. Këtë premtoi kryetarja e Parlamentit serb, Maja Gojkoviç anëtarëve të dhomës së ulët të parlamentit rus.
 
“Serbia nuk do të imponojë sanksione kurrë ndaj Rusisë, sepse ato nuk kanë sjellë asnjëherë asgjë të mirë. Janë njerëzit e thjeshtë ata që vuajnë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe ne e dimë se dialogu dhe vetëm ai mund të zgjidhë problemet”- theksoi Gojkoviç.
 
Kryeparlamentarja serbe shtoi se edhe pse vendi kërkon të bashkohet me bllokun 28 anëtarësh, një vendim i tillë nuk do të bëhet pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshme vëllazërore me Rusinë.
 
“Ne i jemi mirënjohës Rusisë për mbështetjen në këtë rrugë. Edhe nëse Serbia anttarësohet në BE, Rusia do të ketë një mik të sinqertë dhe partner të besueshëm në këtë organizatë”, tha kryetarja e parlamentit serb. Pak javë më parë, Komisioneri Europian për Zgjerim, Johannes Hahn tha se BE pret që Serbia të sjellë gradualisht politikën e saj të jashtme drejt asaj që ndjek unioni, përfshirë dhe politikave ndaj Rusisë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale