Kryetarja e re e PS-së Tiranë:
Përgjegjësi e jashtëzakonshme

Kryetarja e re e PS-së Tiranë:<br />Përgjegjësi e jashtëzakonshme<br>
Blerina Gjylameti ka reaguar për herë të parë pas mandatimit nga Kryesia për të drejtuar degën e Partisë Socialiste në Tiranë pas pezullimit të funksioneve të Saimir Tahirit.

Gjylameti shprehet se detyra e re është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, që kërkon dyfish energji.

Përtej kënaqësisë dhe vlerësimit ndiej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që mu ngarkua sot nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe Kryetari z. Edi Rama për drejtimin e degës së PS-së Tiranë.

Detyra kërkon dyfish energji, së pari për të ndjekur hapin e shpejtë të socialistëve të palodhur e të përkushtuar të Tiranës, e duke vijuar më pas me detyrimin moral për t'ju përgjigjur bashkëqeverisjes me njerëzit.

Falenderoj parardhësin e kësaj detyre, Saimir Tahirin për vullnetin e spikatur dhe frymën e palodhur të bashkëpunimit në këtë detyrë të cilit i uroj sa më shpejt fitoren në luftën e tij për të vërtetën.

Përveç falenderimit për besimin ndaj Kryetarit te Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministrit Edi Rama, kolegëve dhe gjithë socialistëve të mbarë Tiranës, ndjej detyrimin t’ju përkushtohem në përmbushjen e objektivave dhe të gjithë së bashku të punojmë për projektin e madh të Shqiperisë që duam” shkruan ajo në Facebook.

Blerina Gjylameni do të drejtojë degën e Partisë Socialiste në Tiranë në vendin e Saimir Tahirit, ndërsa në postin e koordinatorit të bashkëqeverisjes me njerëzit do të jetë Elisa Spiropali. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni