Kryetarja Krasniqi dhe delegacioni i AMA, takim me homologët nga Mali i Zi: Plan bashkëpunimi

Kryetarja Krasniqi dhe delegacioni i AMA, takim me homologët nga Mali i Zi: Plan bashkëpunimi

Takimi i 2 delegacioneve

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi dhe delegacioni i AMA-s zhvilloi një takim me homologët e Agjencisë për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimet Postare të Malit të Zi.

Në këtë takim, Krasniqi u prit nga Drejtori Ekzekutiv Darko Grguroviç me të cilin nënvizuan nevojën e koordinimit të frekuencave në kuadër të procesit të lirimit të brezit 700 MHz dhe avancimit sa më të shpejtë të këtij të kësaj axhende.

Në këtë frymë, palët u darkordësuan në parim dhe vendosën piketat për vijimin e bashkëpunimit në këtë drejtim duke hartuar një plan të detajuar sesi do të arrihet deri tek marrëveshja finale e cila pritet të nënshkruhet në një afat sa më të shkurtër.

Në kuadër të këtij procesi, Shqipëria për planin e saj frekuencor ka marrë miratimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe po vijon axhendën e takimeve koordinuese me të gjithë shtetet fqinjë në rajon me qëllim finalizimin e këtij procesi në një kohë sa më shkurtër.

Duke njohur rëndësinë e këtij e procesi si dhe afatet e ngushta për realizimin e tij (30 qershor 2022), AMA do të vijojë ndjekjen e këtij procesi në mënyrë intensive duke koordinuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë me të gjithë palët përfshira.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja