'Kryeveprat në shënjestër'! Aktivistët e klimës hedhin supë me bizele mbi një tjetër pikturë të Van Gogh në Romë
Aktivistët që hodhën supë me perime pikturën e Van Gogh në Romë
Një grup aktivistësh të premten hodhën supë me bizele mbi një kryevepër të Vincent Van Gogh në një shenjë proteste dhe paralajmëruan se do të vazhdonin derisa t'i kushtohej më shumë vëmendje ndryshimeve klimatike. Piktura nuk u dëmtua, pasi ishte e mbrojtur nga një ekran xhami.
"The Sower" është një pikturë e vitit 1888 nga artisti holandez që përshkruan një fermer duke mbjellë tokën e tij nën një diell mbizotërues. "The Sower" është ekspozuar në Palazzo Bonaparte të Romës, pjesë e një ekspozite me 50 piktura të mjeshtrit holandez të huazuar nga muzeu Kroller Muller në Otterlo.
Aktivistët e klimës nga Gjenerata e Fundit thanë se sulmi i kryer nga katër individë ishte "një thirrje e dëshpëruar dhe e bazuar shkencërisht që nuk mund të kuptohet si një vandalizëm i thjeshtë".
“Veprimet e drejtpërdrejta jo të dhunshme do të vazhdojnë derisa qytetarët të marrin përgjigje nga qeveria e tyre mbi kërkesat për ndalimin e gazit dhe qymyrit dhe për të investuar në të paktën 20 GW energji të rinovueshme”, thanë aktivistët e “Gjeneratës së Fundit”.
Një seri sulmesh, duke përfshirë edhe nga grupi “Gjenerata e Fundit” dhe të tjerë, kanë shënjestruar piktura kryesore në muzetë prestigjiozë nga artistë si Leonardo da Vinci, Claude Monet, Vermeer dhe Van Gogh.
Në tetor, grupi Just Stop Oil hodhi supë me domate mbi "Sunflowers" të Van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës. Edhe kjo pikturë po ashtu nuk u dëmtua pasi ishte e mbrojtur me xham.
“Gjithçka që do të kishim të drejtë të shihnim në të tashmen dhe të ardhmen tonë, po errësohet nga një katastrofë e vërtetë dhe e afërt, ashtu si kjo pure bizele ka mbuluar punën në ara...” tha “Gjenerata e Fundit” në deklaratën e saj të premten.
"The Sower"
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4065
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39