Në 36 vite, në cilësinë e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Dr Anthony Fauci ka ofruar konsulencë të specializuar për gjashtë presidentë amerikanë. Profesionalizmi dhe kurajua ka bërë që ai të fitojë besimin miliona njerëzve në botë dhe jo vetëm.
Revista ‘Time’ e ka kurorëzuar mes 100 personave me më shumë ndikim në botë në klasifikimin tradicional të përvitshëm që ajo bën.
79 vjeçari Fauçi veçanrisht është bërë mjaftë popullorë në SHBA gjatë këtyre muajve të emergjencës shëndetësore.
Kohët e fundit, paralajmerimet e tij të vazhdueshme për të mos zbutur masat e kufizimit, kanë bërë që presidenti Trump ta mbajë paksa të larguar atë si këshilltar për pandeminë.
Ai ka marrë gjithashtu edhe shumë kërcënime dhe për pasojë është mërrë nën mbrojtje nga policia.