Kryevirologu amerikan 'katapulton' Donald Trump...‘Vaksina antiCovid do jetë surpriza e tetorit’

Kryevirologu amerikan 'katapulton' Donald Trump...‘Vaksina antiCovid do jetë surpriza e tetorit’

Vaksina antiCovid do jetë surpriza e tetorit’

Kështu u deklarua super virologu i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci, duke rifutur në sërish në lojë presidentin Donald Trump, një asistencë që mund të katapultojë presidentin drejt mandatit të tij të dytë, përkundër disavantazhit dyshifror në sondazhet kundër sfiduesit demokrat Joe Biden, 98 ditë larg nga ‘Dita e Zgjedhjeve’.

"Ne do të arrijmë fitoren ndaj virusit përmes gjenialitetin shkencor amerikan", - tha kreu i Shtëpisë së Bardhë triumfalisht, pas njoftimit se kompania bioteknike ‘Moderna’ konfirmoi fillimin e fazës së tretë dhe të fundit të testeve të vaksinës antiCovid, në garë me amerikanen tjetër ‘Pfizer’.

Të dy kompanitë morën gati dy miliardë dollarë fonde federale nën programin "Speed ​​Operation Warp" për të fituar garën e vaksinave.

Që manjati Trump po synon hitin e madh kundër Covid-19 nuk është sekret. Risia është deklarata e ekspertit më të lartë për vaksinat që mund të jenë në dispozicion midis tetorit dhe nëntorit.

Kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci deklaroi se "Unë nuk mund të garantoj sukses. Kjo është arsyeja pse bëhen testet klinike, por perspektiva duket më shumë se optimiste”

Sipas OBSH, aktualisht në botë ka rreth 25 vaksina që janë duke kryer testet klinike për vaksinën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak