Kryevirologu amerikan: Mosrespektimi i distancimit fizik dhe mungesa e maskave po rrisin rastet e infeksionit nga Covid

Kryevirologu amerikan: Mosrespektimi i distancimit fizik dhe mungesa e maskave po rrisin rastet e infeksionit nga Covid

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci tha se rreziku nga infeksioni i koronavirusit nuk ka kaluar dhe se me rihapjen graduale të shteteve amerikane dhe rikthimin në aktivitetin normal, mund të intensifikohen ritmet e përhapjes së infeksionit.

Sipas analizës së gazetës New York Time, rastet po shtohen në 21 shtete dhe megjithë përmirësimet në shtete që fillimisht ishin goditur rëndë, si Nju Jorku, tani po shfaqen pika të nxehta në shtete të tjera, përfshirë Arizonën, ku një rritje e rasteve dhe shtrimeve në spital ka alarmuar zyrtarët vendorë.

Protestat masive pa distancim fizik pas vdekjes më 25 maj të afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë në Minesota, mund të sjellin një rritje tjetër të ndjeshme në javët në vazhdim.

Zyrtarët e Shëndesisë po u bëjnë thirrje personave që morën pjesë në protestat masive për drejtësi sociale të testohen.

Kryevirologu amerikan Dr. Fauci u kujton pjesëmarrësve në protesta se grumbullimet shoqërohen me rrezik të shtuar për infeksion dhe i këshillon të ndjekin protokollin mbrojtës, si mbajtjen e maskave:

Maskat mund të mos kenë aftësi mbrojtëse prej 100%, por pa diskutim ofrojnë një masë mbrojtëse nga infektimi. Nëse dikush është i infektuar, maska mbron të tjerët nga infektimi. Një maskë e thjeshtë bezeje mjafton”, tha ai.

Eksperti amerikan Fauci nënvizon paralajmërimin se infeksioni mund të përhapet edhe nga persona të prekur nga virusi, por që nuk shfaqin simptoma.

“Rreth 25 - 30, 50 për qind e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma. E dimë se personat pa simptoma mund të infektojnë të tjerët. Nuk e dimë se çfarë përqindjeje e infektimeve janë shkaktuar nga personat pa simptoma, por e dimë që nuk është një fenomen i rrallë,” nënvizon Dr. Anthony Fauci.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!