Kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë: Mijëra amerikanë do vazhdojnë të vdesin muajt e ardhshëm

Kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë: Mijëra amerikanë do vazhdojnë të vdesin muajt e ardhshëm

Kryevirologu amerikan i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci u deklarua se në muajt në vijim mijëra amerikanë do vazhdojnë të vdesin nga infeksioni i Covid-19 dhe miliona të tjerë do vazhdojnë të vuajnë pasojat e pandemisë.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive tha gjithashtu se çdo ditë në SHBA infeksioni po vret rreth 1000 persona, pavarësisht se autoritetet po mundohen ta frenojnë pandeminë dhe se "Kjo është arsyeja pse ato pak gjëra që kemi në dorë për t’i bërë, në mungesë të vaksinës, duhet ti zbatojmë, të tilla si respektimi i distancimit fizik dhe mbajtja e maskave, për të lehtësuar sadopak dëmet shëndetësore dhe ekonomike si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë, zyrtarët shëndetësorë u kanë bërë thirrje shteteve që të zbatojnë masa më të reja dhe të rrepta izolimi dhe bllokimi, disa javë pas rihapjeve që nisën në muajin e kaluar, teksa autoritete spitalore gjithnjë e më shpesh po flasin për tejkalim të kapaciteteve në repoartet covid dhe ato të terapisë intensive, ku trajtohen pacientët me gjendje më të renduar shëndetësore.

Ndërsa Presidenti Donald Trump tha të hënën se disa guvernatorë duhet të jenë më të shpejtë në rihapjen e shteteve, koordinatorja e emergjencës Covid pranë Shtëpisë së Bardhë, Deborah Birx tha se në vend ka rritje shqetësuese të numrit të rasteve të reja, kryesisht në Indiana, Ohio, Kentucky, Tenesi dhe Virginia. Ekspertët e shëndetit gjithashtu kanë rekomanduar mbajtjen e maskave nga të gjithë dhe në të gjitha vendet e mbyllura publike dhe që tubimet sociale të kufizuara në më pak se 10 persona.

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, të paktën 27 shtete kanë ndaluar ose anuluar planet e rihapjes dhe po planifikojnë vendosjen e kufizimeve të reja në tentativë për të dalë jashtë nga ‘pylli’ i pandemisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit