Kryhet transpanti i parë i syrit në SHBA, reagojnë mjekët: Është një hap i madh, ishte menduar më parë, por nuk ishte arritur kurrë

Kryhet transpanti i parë i syrit në SHBA, reagojnë mjekët: Është një hap i madh, ishte menduar më parë, por nuk ishte arritur kurrë

Pacienti Aaron James

Në New York është kryer transplanti i parë i syrit të njeriut. Operacioni, i kryer gjashtë muaj më parë gjatë një transplanti të pjesshëm të fytyrës, duket se ka shkuar mirë sipas mjekëve që e kryen atë. 

“Fakti që ne kemi transplantuar një sy është një hap i madh përpara, është diçka që është menduar me shekuj, por nuk është bërë kurrë”, tha Eduardo Rodriguez, mjeku që drejtoi ekipin që kreu operacionin që zgjati 21 orë, raporton media italiane TGcom24.

Aksidenti në vitin 2021

Pacienti është veterani ushtarak i Arkansas, Aaron James, fytyra e të cilit preku një tel të ndezur ndërsa punonte si punonjës i mirëmbajtjes elektrike në Oklahoma në qershor 2021. Aksidenti e la atë me djegie të rënda në anën e majtë të fytyrës, duke përfshirë syrin e majtë, hundën dhe buzët dhe dëmtime të shumta në krahun e tij të majtë, gjymtyrën e tij dominuese. 

"Unë do të doja të falenderoja donatorin dhe familjen e donatorit. Pa ata, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur", tha James.

Kërkoi ndihmën e 140 kirurgëve

Operacioni për transplantin e pjesshëm të fytyrës dhe të gjithë syrit kërkoi ndihmën e 140 kirurgëve. Syri i transplantuar tregon shenja "të jashtëzakonshme" të shëndetit të mirë, por James ende nuk mund të shohë dhe shpreson se me kalimin e kohës shikimi i tij do të kthehet dhe se operacioni inovativ që i është nënshtruar do të ndihmojë në transplantimin e mjekësisë. 

"Është shpresa ime më e madhe. Nëse mund ta shoh do të jetë fantastike. Nëse operacioni hap një rrugë të re në fushën mjekësore, unë jam plotësisht në favor të tij", tha James.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka