Kryqi i Kuq:Do të ndihmojmë 2000
​familjet e prekura nga përmbytja

Kryqi i Kuq:Do të ndihmojmë 2000<br />​familjet e prekura nga përmbytja<br>
Kryqi i Kuq Shqiptar ka nxjerrë një komunikatë ku njofton se është duke ndjekur me vëmendje dhe nga afër zhvillimin e situatës në vend të krijuar nga përmbytjet, të shtrirë tashmë veçanërisht në Jug të vendit në Prefekturat e Vlorës dhe Fierit.

Degët e KKSH në këto zona kanë mobilizuar vullnetarët dhe po bashkëpunojnë me strukturat e pushtetit vendor, Bashkitë dhe Prefekurat përkatëse me synim për të ndihmuar familjet e evakuara dhe të dëmtuara. Më konkretisht, me datë 2 dhjetor Kryqi i Kuq Shqiptar:

Ka ndjekur zhvillimin e situatës së përmbytjeve nëpërmjet degëve të Kryqit të Kuq dhe ka informuar strukturat përkatëse të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Gjenevë dhe Budapest me qëllim organizimin e ndihmës për familjet në nevojë.

Siç është bërë e ditur, Kryqi i Kuq Shqiptar ka lëshuar një apel ndihme pranë Federatës ndërkombëtare të KK dhe të GjK për të ndihmuar 2000 familje me artikuj ushqimore dhe joushqimore për një periudhë 1 mujore. Këtij qëllimi i ka shërbyer dhe një mision monitorimi mbi nevojat në prefekturën e Fierit dhe atë të Vlorës;

Po sot, me kërkesë të Bashkisë Tiranë dhe vlerësimit të nevojave, Dega e KK Tiranë ka shpërndarë ndihma për 40 familje të evakuuara për të cilat janë shpërndarë:

800 kg miell, dhe 40 pako me ushqime bazë: makarona 160 kg, vaj 160 lt, fasule 160 kg, oriz 160 kg, sheqer 160 kg, kripë 20 kg; batanije 160 copë dhe kite higjienike familjare 40 copë;

Në bashkëpunim me Prefekturën Fier, Dega e KK Fier mbas vlerësimit të nevojave po shpërndarë 250 bidona ujë (5litër) në Ferras;

Në bashkëpunim me Bashkitë Krujë dhe Vlorë është koordinuar dhe organizuar punë për të shpërndarë nesër ora 10.00 ndihma ushqimore dhe jo ushqimore respektivisht për 50 familje në Fushë-Krujë dhe 70 familje në Vlorë (Novoselë).


Degët e Kryqit të Kuq po vlerësojnë situatën në vend dhe në bashkëpunim me autoritetet vendore, do të japin ndihmesën e tyre në vazhdim për t’ju gjendur pranë familjeve të prekura dhe të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar