Kryqi i Kuq ndihma për
300 familje në nevojë

Kryqi i Kuq ndihma për<br />300 familje në nevojë
TIRANE- Kryqi i Kuq Shqiptar, ka vënë në dispozicion të 300 familjeve më në nevojë, në Shkodër dhe Kukës, që janë prekur nga kushtet e vështira të motit, një paketë ndihme ushqimore dhe jo ushqimore me një vlerë totale prej 10.000 lekësh.

Burime nga Kryqi i Kuq Shqiptar, bëjnë të ditur se, në mbështetje të njerëzve në nevojë, që janë bllokuar nga dëbora kryesisht në zonat veri lindore të vendit, Kryqi i Kuq Shqiptar si pjesë e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, ka bërë apel për ndihma ushqimore pranë Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, me qëllim që numri i familjeve që do të ndihmohen nga Kryqi i Kuq Shqiptar, të rritet në 1000 familje.
Në operacion e shpërndarjes së ndihmave që ka nisur të hënën, ashtu si deri më tani, Kryqi i Kuq Shqiptar do të bashkëpunojë ngushtë me autoritet në nivel qendror dhe vendor.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024