TIRANE- Ish-pallati i princeshave në Tiranë, që momentalisht është në pronësi të organizatës humanitare të Kryqit të Kuq shqiptar, është kërkuar disa herë nga kjo organizatë por që në fakt ambjentet e të cilin nuk janë vënë në dispozicion nga Ministria e Kulturës për shkak së në këto ambjente ndodhet libraria e librit të huaj.
Zamir Muça, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq në Shqipëri tregon se ambjentet e godinës që ndodhet përballë parlamentit, nuk janë shfrytëzuar asnjë herë nga ana e organizatës, për shkak se ndodhet libraria. Muça tregon për gazetën "Shqiptarja.com" se prona është e rregjistruar në Hipotekë në emër të organizatës humanitare.
Në intervistën e tij sekretari Muça, fillimisht përjashton faktin se godina është dhuruar nga anëtarët e famijes mbretërore por më pas pranon, duke falenderuar këta të fundit për kontributin e tyre që kanë dhënë për organizatën e Kryqit të Kuq Shqiptar. Zamir Muça tregon se ende nuk është njohur me pretendimet e kërkesë padisë të bërë në gjykatë nga Leka Zogu, për shkak se dhe procesi gjyqësor nuk është hapur lidhur me këtë çështje.
Objekti për të cilën Kryqi i Kuq Shqiptar dhe familja mbretërore janë përfshirë në proces gjyqësor, ndodhet përballë selisë së parlamentit. Zamir Muça, pohon se nuk di arsyet se pse Leka Zogu II, kërkon tashmë pas kaq shumë vitesh pronësinë e tij në gjykatë. Siç mësohet vite më parë godina ka shërbyer si burg, dhe më pas është kthyer në rezidencë qeveritare, duke qëndruar në të motrat e mbretit Ahmet Zogu.
Princi Leka Zogu i II ka paditur në gjykatën e Tiranës Kryqin e Kuq Shqiptar për kthim sendi që konkretisht bëhet fjalë për ish-pallatin e princeshave. Juve çfarë mund të thoni rreth kësaj çështje?
Është një kërkesë dhe një padi pranë gjykatës të cilën ne e kemi marrë vesh dje nëpërmjet shtypit që e falenderoj. Bëhet fjalë për një pronë që ekzaktësisht i bie ish-bibloteka e vjetër kombëtare ose sot që e quajnë bibloteka e librit të hyaj, e cila i është kthyer Kryqit të Kuq Shqiptar në vitin 1997. Përkundrejt asaj që thuhet realisht kjo është një pronë e cila i është kthyer dhe tashmë është në hipotekë në pronësi të Kryqit të Kuq Shqiptar, por që realisht kjo pronë nuk është në dispozicion të Kryqit të Kuq Shqiptar, megjithë disa kërkeasve që i janë bërë Ministrisë së Kulturës e cila e ka në varësi për të na i kthyer siç e kërkojnë e kërkojnë procedurat nurmale të kthimit dhe kompesimit të pronave.
Në çfarë viti princeshat ja kanë dhuruar ndërtesën shoqatës humanitare të Kryqit të Kuq dhe në çfarë forme?
Titulli nuk lidhet shumë, pra emri "Pallati i princeshave" nuk lidhet me aktin e kthimit dhe unë nuk mund tju flas do me saktësi, pasi me atë janë marrë njerës të tjerë. Plus që është një kohë shumë e gjatë, dhe se me këtë çështje janë marrë persona të ngarkuar nga organizata e Kryqit të Kuq. Di vetëm kaq tju them se ajo është kthyer në vitin 1997. Elementë të veçantë nuk di të të them lidhur me mënyrën se si është kthyer, por sigurisht që është kthyer duke paraqitur të gjithë dokumentancionin e nevojshëm, të akteve që përkojnë në këto lloj procedurash për kthim dhe kompesim.
Por vitin nuk e mbani mënd kur është dhuruar nga princeshat?
Nuk është dhurim nga princeshat. Unë nuk di të të them gjë për këtë çështje pasi nuk jam konsultuar me dosjen.
Po atëherë pse princ Leka ju ka paditur në gjykatë juve si organizatë?
Këtë pyteje bëjani princit Leka Zogu dhe jo mua.
Po ju si organizatë kur të paraqiteni në gjyq çfarë do të kërkoni, pushimin e padisë apo diçka tjetër?
Po ju them edhe një herë që kjo pronë mbi të cilën po flasëm është një pronë e Kryqit të Kuq dhe se është hipotekuar nën emrin e kryqit të kuq, që është një organizatë humanitare kundrejt të gjithë dokumentacionit. Psenë, e kërkesës së princit e di ai, ndërse ne kemi këtë realitet sot. Për këtë unë skam se çfarë të shtoj. Plus kësaj, e para është që ne duhet të njihemi me kërkesë padinë e tij, me dokumentacionit me faktet mbi të cilat ai ka vendosur të kërkojë pronën dhe pastaj do shikojmë se si do përcaktohet. Ne sot nuk mund të themi asnjë gjë konkrete sepse është vetëm një ditë nga marrja e informacionit për këtë çështje.
Po pasi u njohët me lajmin e padisë, keni kontaktuar me princin ose ai ju ka kontaktuar juve?
Jo dhe mua më duket shumë kohë e shkurtër për momentin që të bisedonim. Unë nuk e di se çfarë hapash konkretë do ndërmeren sepse duhen këshillime dhe sugjerime të personave profesionistë të kësaj pune në lidhje me çështje prone.
Por para se të bëhet padia në gjykatë keni pasur mosmarrëveshje apo ndonjë diskutimin me princin?
Asnjë mosmarrëveshje dhe asnjë diskutim skam bërë me të. Këtu nuk na duket asnjë gjë jashtë normales ai ka pretendimet e tij, ndërsa ne do i qëndrojmë këtij realiteti që është sot. Deri tani nuk kemi pasur asnjë kontradiktë, biles në disa aspekte mund të themi faleminderit ish-paraardhësve të tij për atë kontribut që kanë dhënë për Kryqin e Kuq Shqiptar.
(Intervista u botua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com