KS debat për Kosovën, Moon:
Rrezikohet shpërthimi i dhunës

KS debat për Kosovën, Moon:<br />Rrezikohet shpërthimi i dhunës
NJU JORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debaton sot për zhvillimet në Kosovë. Pritet të diskutohet për raportin më të ri të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, në të cilin vlerëson se zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, mund ta destabilizojnë rajonin e Ballkanit.

“Derisa problemet siç janë portat 1 dhe 31 mbesin të pazgjidhura dhe derisa çështjet e lidhura me sundimin e ligjit ngatërrohen me çështjet e statusit, në terren ekziston rreziku i shpërthimit të dhunës”, thuhet, ndër të tjera, në raportin e Ban Ki-Moon.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili, siç ka njoftuar zyra e tij, do ta “dënoj dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it, nga strukturat paralele në veri”.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën merr pjesë edhe shefi i Misionit të Komeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, dhe Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

25 ushtarë të KFOR u plagosën dje gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut, të cilët kundërshtojnë heqjen e barrikadave.

SERBIA RREZIKON STATUSIN
Zhvillimet e fundit në veri, i kanë zvogëluar gjasat Serbisë para 9 dhjetorit ku pritej t`i jepej këtij shteti statusi i kandidatit për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Gazeta Novosti e Beogradit shkruan se kjo mundësi i është shtyrë Serbisë për në mars apo prill. “Një numër i madh i shteteve mbështesin kandidaturën tonë, por disa shtete kanë vënë kushte për arritjen e hapave konkret në dialogun me Kosovën, si dhe zbatimit të marrëveshjeve që janë arritur deri tani”, ka thënë zëvendëskryeministri serb për integrime evropiane, Bozhidar Gjeliç.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital