KS dënon masakrën në Hula:
Damasku të ndalojë dhunën

KS dënon masakrën në Hula:<br />Damasku të ndalojë dhunën
DAMASK- Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dënoi mbrëmë unanimisht masakrën në fshatin Hula, afër Homs të Sirisë ku nga bombardimi mbetën të vrarë mbi 100 persona, përfshi dhe 49 fëmijë e 34 gra.

Në një njoftim për shtyp pas takimit urgjenttë KS-së thuhet se “përdorimi i forcës së egër” kundër civilëve dhunon ligjet ndërkombëtare dhe i bën thirrje Sirisë të ndalojë dhunën, përfshi dhe përdorimin e artilierisë së rëndë ndaj popullit të vet.

“Këshilli i Sigurimit dënon ashpër vrasjet, të konfirmuar nga vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara të dhjetra burrave, grave dhe fëmijëve dhe plagosjen qindra të tjerëve në fshatin Hula, në një sulm që përfshiu një seri shpërthimesh me artilieri të rëndë dhe tanke mbi një zonë të banuar” thuhet në deklaratën jo detyuese.
OKB. Edhe Rusia e cila fillimisht ishte kundër duke pretenduar se regjimi i Bashar al Assad nuk është përgjegjës për masakrën firmosi deklaratën e përbashkët.
Mbrëmjen e së dielës ministri i Jashtëm Britanik Ëilliam Hague kishte shkuar në Moskë për të bindur Rusinë të mbështeste aksionin ndërkombëtar kundër Damaskut. "Sot është rreziku iu një lufte civile në Siri, dhe kjo nuk është në interes të Sirisë”- deklaroi Hague.

Në masakrën e Hulës nuk kanë vdekur 93 persona por 108, mes tyre 49 fëmijë dhe 300 të tjerë mbetën të plagosur. Shifrat e fundit janë dhënë nga gjenerali Robert Mood, kreu i misionit të OKB-së, në një lidhje me videokamera në Këshillin e Sigurimit. Mood shtoi se nuk janë ende të qarta rrethanat e masakrës

REGJIMI SIRIAN MOHON PERGJEGJESINE
Nga ana e tij regjimin sirian mohon përgjegjësinë se është autori i masakrës, pamje e së cilës të publikuara në youtubë tronditën mbarë botën . Qeveria siriane bën përgjegjës për sulmin grupet terroriste dhe shton se do të hapë një hetim që do të zbardhë masakrën brenda pak ditësh. “Refuzojmë në mënyrë absolute cdo përgjegjësi të qeverisë për këtë masakër terroriste që goditi banorët”- deklaroi dje zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Damaskut Xhihad Makdisi.

ANAN MBËRRIN SOT NË DAMASK
Ndërkohë që i dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Araba, Kofi Anan do të jetë sot në Siri. Ministria e Jashtme konfirmoi vizitën e tij. Ndërkohë që aktivistët thonë se 13 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të protestave në mars të 2011.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë