Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në ujërat e Gjirit të Ksamilit ku 22-vjeçari Albiano Kreçi ndërroi jetë tragjikisht pasi mjeti lundrues ë ai po drejtonte (Jet Car), u përplas papritur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.
Report Tv sjell videon nga momenti i aksidentit ku shihet se mjeti lundrues i 22-vjeçarit ishte me shpejtësi të lartë e për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ai është dërguar dhe në spital, por për shkak të dëmtimeve të rënda, nuk ka mundur të mbijetojë. Sakaq, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vijojnë nga grupi hetimor.

Viktima Albiano Kreçi
Komente






