Gjatë mesditës së sotme INUK do të shembë sërish disa objekte pa leje të rindërtuara në zonën e Ksamilit. Këto objekte janë prishur në aksione të mëparshme të INUK, për tu rindërtuar sërish nga pronarët e tyre. Objektet e jashtëligjshme do të shkatërrohen në sajë të aksionit të INUK për monitorimin e hapësirave bregdetare publike për ndërtimet e paligjshme.