TIRANË - Ish-ministri i Punës Spiro Ksera kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit. Një javë nga vënia e tij në pranga dhe caktimi i masës së sigurisë 'arrest me burg" për akuzën e vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kohën kur udhëhoqi ministrinë, Ksera ka depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirim.
Së bashku me ish-ministrin e akuzuar për vjedhjen e 30 milion lekëve, Apelit i është drejtuar dhe Artevis Mene ish-jurist në Ministrinë e drejtuar nga Ksera gjatë qeverisë "Berisha 2".
Më 31 janar gjykatësi Ilir Celiku caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-ministrin, ndërsa avokati deklaroi se arrestimi ishte i paligjshëm pasi Ksera nuk ishte pyetur asnjëherë gjatë periudhës së hetimit për akuzat që ka ngritur Prokuroria e Tiranës.
Sipas hetimeve të prokurorit Ndini Tavani janë 6 aktivitete sociale për të cilat janë marrë 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit, por se ato nuk janë zhvilluar. Sipas Prokurorisë, janë falsifikuar dokumentet me të cilat është pretenduar kryerja e aktivitete për romët, shtresat në nevojë dhe moshën e tretë.
Këtë të hënë masa e arrestit me burg i është komunikuar dhe Kleves Bitros ish-shefit të kabinetit në ministrinë e drejtuar nga Ksera deri në vitin 2013.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com