Ksera: Pensionet rriten
këtë vit me 4 - 7 %

Ksera: Pensionet rriten<br />këtë vit me 4 - 7 %
TIRANË - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, prezantoi sot gjatë një konference shtypi, objektivat e Ministrisë që ai drejton për vitin 2012.
Sipas tij, gjatë këtij viti, rritja e pensioneve do të jetë në të njëjtën masë sa viti parardhës, 4 deri 7 përqind. Rritja e të ardhurave të pensionistëve dhe barazimi i pensioneve të fshatit me ato të qytetit vazhdon të jetë në qendër të politikave sociale për të moshuarit.
Aktualisht, papunësia në vend është 13.26 përqind dhe për këtë vit pritet të ulet në 13 përqind. Gjatë këtij viti, punësimi pritet të rritet me 3 përqind. Ndërkohë, në sistemin publik do të trajnohen mbi 7 mijë persona dhe pas këtyre kurseve të punësohen 3 800 prej tyre.

VARFËRIA
Ndryshimet në ligjin për ndihmën ekonomike shpjegoi Ksera garanton përfshirjen në skemë të cdo familjeje që jeton në varfëri.
“Synojmë arritjen e objektivit madhor të Qeverisë që deri në 2013 të ulet ndjeshëm varfëria absolute dhe të zhduket varfëria ekstreme. Këtij qëllimi i shërben edhe krijimi i Shoqërisë "Nxitja e Biznesit Social”, përmes së cilës do të sigurohen mikrokredi për individë në nevojë, dhe hartimi i ligjit të ri "Për ndërmarrjet sociale".,tha ministri.

Një tjetër drejtim në të cilën do të fokusohet Ministria e Punë gjatë këtij viti është dhuna në marrëdhëniet familjare. Ministri Ksera, tha se në tashmë funksionon Qendra kombëtare e Pritjes së Viktimave të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare, e cila ofron shërbime rehabilituese për viktima. Të drejtat e fëmijëve, po ashtu janë një pikë tjetër e rëndësishëme, mbi të cilën do të fokusohet puna e miniastrisë së Punës..

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin