KSHH: Heshtja e shtetit, shkelje

KSHH: Heshtja e shtetit, shkelje
TIRANË - Në reagimin e tij, Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaron se mbështet interesimin e menjëhershëm të Avokatit të Popullit, ndërhyrjet e tij pranë autoriteteve publike, si dhe vëmendjen e veçantë të tij për komunitetin rom. Sipas këtij komiteti, situata të tilla meë këtë komunitet janë të njohura prej vitesh, ndërkohë që shprehet shqetësim për mungesën e reagimit të strukturave të shtetit.
“Të vetmit që nuk reagojnë janë strukturat e shtetit, të cilat kanë dhe përgjegjësinë direket në këtë drejtim ashtu siç kanë marrë përsipër edhe në strategjinë e hartuar e miratuar për këtë qëllim.
Deri tani nuk jemi njohur me asnjë veprim konkret për strehimin e komunitetit rom në ambiente të përshtatshme. Edhe premtimi i Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për sistemimin e tyre në një godinë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes duket se ka rënë preh e burokracisë, e cila nuk po tregon ndjeshmërinë e duhur për një çështje kaq urgjente”, thuhet në deklaratën e KSHH.

Ky komitet i bën thirrje institucioneve shtetërore përkatëse që me urgjencë të marrin masa për strehimin e komuniteteve Rome, duke e zgjidhur këtë nevojë jetike të tyre shpejt, në mënyrë të përshtatshme dhe përfundimtare. Lënia e tyre në kushtet aktuale, sipas KSHH përbën trajtim ç’njerëzor, degradues dhe diskriminues, domethënë një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi