Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndjekur në vazhdimësi çështjen e trajnimit të atyre që gjykata u ka caktuar masën mjekësore ‘’Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’’. Këta shtetas, në shkelje të ligjit dhe vendimeve të gjykatës, prej më shumë se 15 vitesh janë të akomoduar në burgje dhe trajtohen nga personali i burgjeve. Kjo vjen për shkak të mungesës së një institucioni të specializuar mjekësor në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Përveç faktit që këta shtetas i nënshtrohen kufizimeve që zbatohen ndaj personave të dënuar me burgim, është konstatuar mungesa apo formalizmi i programeve për trajtim individual apo psikoterapi si dhe mungesa e një game të gjerë aktivitetesh terapeutike për mjekimin e specializuar të tyre.
Problematik është dhe fakti që ka një mungesë të mjekëve psikiatër apo pamjaftueshmëri të tyre në përputhje me numrin e atyre që kanë nevojë për kujdes mjekësor. Gjithashtu nga organizatat e specializuar janë konstatuar kushte të këqija materiale që çojnë në kushte ç’njerëzore të tyre.
Kjo çështje qëndron e pazgjidhur prej më shumë se një dekade e gjysmë ndërkohë që Komiteti Shqiptar i Helsinkut ka asistuar në rrugën ligjore të një të sëmuri më simptomën ‘’Skizofreni paranoide’’. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar nga kushtet e papërshtatshme në të cilat është trajnuar.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveç shqyrtimit të shkeljeve për rastin në fjalë, mund të shprehet edhe me masa të përgjithshme për shtetin Shqiptar, me qëllim trajtimin në përputhje me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të komunitetit prej 165 shtetasish me këtë masë mjekësore, të cilët ndodhen në të njëjtën situatë si ankuesi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com