KShH: Ne gjendje të mjeruar
dhe romët te Liqeni Artificial

KShH: Ne gjendje të mjeruar <br />dhe romët te Liqeni Artificial
TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit nëpërmjet një letre të hapur i tërheq vëmendjen Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale e Bashkisë së Tiranës për të marrë masa për sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm jetese për një tjetër grup të komunitetit rom.

KShH shpreh shqetësimin për kushtet tejet të këqija e të vështira në të cilën jetojnë ky komunitet rom i vendosur pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Më 25 janar 2012, ky komunitet ishte detyruar të prishë vetë barakat dhe çadrat pasi përrfaqësues të Bashkisë Tiranë, duke patur me vetë një fadromë, u kishin thënë t’i prishnin ato vullnetarisht, në të kundërtën do të prisheshin me forcë. Ata pretendonin, gjithashtu, se u ishte premtuar që brenda ditës do të sistemoheshin për banim në lagjen 5 Maji.

Por pavarësisht premtimeve nuk është bërë asgjë, dhe të detyruar dhe nga kushtet atmosferike ata kanë ringritur përsëri barakat dhe tendat e prishura, sepse nuk mund të jetonin dot ndryshe.

KShH vlerëson se “sjellje dhe veprime të tilla ndaj këtij komuniteti, lënia e tyre në një situatë pasigurie për jetën dhe në kushte të rënda atmosferike, për ditë me radhë, përbën shkelje të së drejtës së jetës, trajtim ç’njerëzor, degradues dhe diskriminues si dhe cënim të së drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare, të drejta këto të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.”

Nëpërmjet letrës së hapur KShH kritikon Bashkinë e Tiranës pse nuk janë marrë ende këto masa dhe i bën thirrje të shpejtojë për sistemimin e përshtatshëm të këtij komuniteti, “sepse kushtet klimaterike janë të atilla, që nuk mund të presin zgjidhje të vonuara, pasi rreziku për shëndetin dhe jetën e atij komuniteti është real dhe i madh. Vlen të përmëndet gjithashtu se trajtimi i problemit romëve kërkon një zgjidhje të gjithanshme dhe për faktin se për këtë ekziston një plan strategjik i veçantë. “- shkruhet në letrën e hapur.

Letra mban datën e sotme dhe i është drejtuar Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe Spiro Ksera, Ministër i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset