Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka refuzuar edhe ankesën e fundit të LSDM-së, e cila synonte se kishte parregullsi në një vendvotim në njësinë e gjashtë zgjedhore.
Paraprakisht komisioni kishte refuzuar edhe pesë ankesa të tjera ndërsa dy ishin tërhequr nga LSDM-ja që drejtohet nga Zoran Zaev.
Organi i zgjedhjeve ka pranuar vetëm një ankesë nga Lëvizja BESA ndërsa pesë të tjera i kishte refuzuar.Lidhur me ankesat e refuzuara dhe një të pranuar duhet të vendos Gjykata administrative nëse partitë ankimojnë vendimet e KSHZ-së.
Nëse konfirmohet rivotimi në ankesën e pranuar të lëvizjes BESA dhe nëse votimi reflektohet në rezulatin zgjedhor, atëherë partia VMRO DPMNE e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski mund të humb një mandat dhe të barazohet me LSDM-në dhe të dyja të kenë nga 50 deputetë duke thelluar edhe më tej kreizën politike që ka përfshirë vendin,
Ndërkohë , Simpatizantë të VMRO DPMNE prej dy ditësh kanë zhvilluar protesta para selisë së Komisonit Shtetëror të zgjedhjeve duke kërkuar konfirmimin e fitores së kësaj partie.Ndonëse ka kaluar 1 javë nga zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni ende nuk ka një koalicion.
Në Zgjedhjet e 11 dhjetorit partia fituese ish ajo e Gruevskit pa arritur të marrë të gjitha mandatet që të qeverisë e vetme. E në këto kushte i duhet koalicioni ku favoritë shihen partisë shqiptare, BDI e Ali Ahmetit dhe Lëvizja Besa të cilat morën më shumë mandate.
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com