Kthehen alpinistët që ngritën
flamurin shqiptar në Everest

Kthehen alpinistët që ngritën<br />flamurin shqiptar në Everest
TIRANE – Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit alpinistët që ngjiten flamurin shqiptar në majën e Everestit, një arritje historike për alpinizmin shqiptar dhe një krenari e veçantë për Shqipërinë. Falë alpinistëve shqiptarë, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë flamuri ynë u valëvit në pikën më të lartë të botës – maja e Everestit, Xhomolunga, 8848 metra mbi nivelin e detit.

Alpinistët shqiptarë Mateo Begeja (19 vjeç), Erli Rudho (22 vjeç) Gerti Pishtari (25 vjeç), Fation Plaku (37 vjeç), Gjergj Bojaxhi (38 vjeç) dhe Xhim Begeja (47 vjeç) ia dolën të përballonin ngjitjen e vështirë të Everestit mes kushteve ekstreme atmosferike me erëra të fuqishme, rrallim të oksigjenit e temperatura deri -40 gradë nën zero.

Sonte në mbrëmje mbërriti në Aeroportin e Rinasit i gjithë grupi i alpinistëve, protagonistët që mundësuan dhuratën krenare për të gjithë shqiptarët në vitin e 100 të Pavarësisë së Shqipërisë. Ata u pritën me një ceremoni speciale nga dy alpinistët më të vjetër shqiptarë, Andon Tapia dhe Tefta Zguro, të cilët u vendosën në kokë kurora me degë ulliri dhe vargje me lule – një simbolikë e sportit të alpinizmit.

Misioni i alpinistëve u arrit të realizohej me sukses falë mbështetjes së fuqishme të Vodafone Albania dhe Raiffaisen Bank, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e rreth 15 partnerëve të tjerë, të cilët ndihmuan financiarisht dhe në materiale ndihmëse ekipin prej 6 alpinistësh.

Grupi i alpinistëve janë pjesë e shoqatës alpinistike shqiptare Dajti Alpino-Turistik dhe gjatë viteve të fundit kanë arritur me sukses që të pushtojnë majat më të larta në botë. Para pak muajsh, alpinistët e shoqatës alpinistike shqiptare Dajti Alpino-Turistik u ngjitën në El Brus, një prej majave më të njohura për të pasionuarit e këtij sporti.

flamuri shqiptar everest

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja