Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave  është shënuar mengjesin e sotëm në aksin Lushnje-Fier.
 
Automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi, Vilson Zeka, 55 vjec teksa kthehej nga peligrinazhi në kishën e Laçit ka dalë nga rruga në afërsi të by pasit të Lushnjës si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
 
Makina ka purfunduar në fushat anash rrugës, ndërsa përveç drejtuesit të mjetit, e plagosur në këtë aksident ka mbetur edhe bashkëshortja e tij.
 
Dy të askidentuarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ndërsa më pas drejt spitalit të Traumës, ku ndodhen nën kujdesin intesiv të bluzave të bardha.