Kthehet në Shqipëri filmi i panjohur
i Hysen Hakanit, zbulohet në Çeki

Kthehet në Shqipëri filmi i panjohur<br />i Hysen Hakanit, zbulohet në Çeki
Nga arkivat e Çekisë është rikthyer në Shqipëri një film i panjohur i regjisorit Hysen Hakanit.

Filmi që titullohet “Hotel Pokrok” është shfaqur për herë të parë për publikun shqiptar për nder të 85-vjetorit të lindjes së regjisorit Hakani.

Regjisori i njohur Pirro Milkani që ka kontribuar së bashku e familjarët për kthimin e filmit në Shqipëri, thotë se regjisori e ka prodhuar këtë film për temën e diplomës në Çeki.

“Fakulteti i filmit në Pragë në kuadër të Akademisë së Arteve të Bukura  në vitet 60-70 u mbajt si fakulteti më i mirë në botë sepse aty dolën kineat që morën cmime Oskar jo vetëm cekë por edhe polake, serbë, boshnjakë. Në të vërtetë ka patur 7 studentë nga Shqipëria, të cilët për një fjalë goje për arsye se u  ndërprenë marrëdhëniet, për pamundësi nuk e përfunduan dot shkollën. Vetëm dy u diplomuan, dhe njëri prej tyre ishte Hysen Hakani .
Filmi ishte  xhiruar bardh e zi, dhe për fat të mirë në kushtet teknike që ka  Arkivi Shtetëror i Filmit ,ai film është ruajtur në mënyrë perfekte”
shprehet Pirro Milkani
 
Ardhja e filmit u festua me një ceremoni përkujtimore në muzeun historik kombëtar, ku kineastë dhe aktorë të njohur rrëfyen kujtimet e tyre për regjisorin e talentuar.

“Hysen Hakani ka qënë kripa e gjellës në kinostudion 'Shqipëria e Re' sespe në çdo moment ishte njeriu që krijonte atmosferë në shoqëri, edhe jashtë momenteve të punës ishte njeri me humor, dhe shumë serioz në punë” shprehet Luftar Paja.
 
Hysen Hakani njihet si regjisori i filmit të parë artistik me metrazh të shkurtër. Filmi i tij i parë është filmi “Fëmijët e saj”, që u di më 28 korrik të vitit 1932 në Berat. 

Në Akademinë e filmit në Pragë, ai mbrojti diplomën, bashkë me Kristaq Dhamon, dhe u kthyen në Shqipëri, për t’iu përkushtuar kinematografisë shqiptare, e cila në atë kohë sapo kishte hedhur hapat e parë.

Midis filmave të Hysen Hakanit janë bërë të njohur “Debatiku” që e realizoi me Gëzim Erebarën,  “Toka jonë”,  (1963) “Oshtimë në bregdet” e shumë të tjerë. Hysen Hakani u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2011.

[gallery]23755[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime