Kthehet sot në Atdhe trupi
i prokurorit Xhevat Hana

Kthehet sot në Atdhe trupi<br />i prokurorit Xhevat Hana
TIRANE- Trupi i pajetë i Xhevat Hanës mbërriti sot pasdite rreth orës 18:30 në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, nga Italia. Familjarë, të afërm e kolegë ishin të pranishën sot në Rinas, në pritje të trupit të Hanës, i cili u nda nga jeta në 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ndërkohë që homazhet do të zhvillohen nesër, nga ora 11:00 deri 12:00, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Ushtrisë, Tiranë. Më pas trupi i 58 vjeçarit do të përcillet për në varrezat e Shish- Tufinës.

Prokuroria e Përgjithshme mori përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore të prokurorit Hana.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltarë i presidentit Alfred Moisiu. Ai ishte prokuror i çështjes së zhdukjes së biznesmenit kosovar Remzi Hoxha në vjeshtën e vitit 1995 nga shërbimi sekret shqiptar, ishte pikërishtë Hana që kërkoi ekstradimin e Kumbaros. Hana ka shërbyer edhe në zyrën e Avokatit të Polullit.
Ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin