Kthesa e Bashës: PD s'mund të
qeveriset më nga modeli Berisha

Kthesa e Bashës: PD s'mund të<br />qeveriset më nga modeli Berisha
TIRANE - Modeli që Partia Demokratike ka pasur kur u qeveris këto 25 vite nga Sali Berisha nuk është modeli që kjo forcë politike duhet të ndjekë. Kështu u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha në "Opinion" kur u shpreh se e ka theksuar që ditën e parë që mori drejtimin e Partisë Demokratike, se modeli i udhëheqësit historik demokrat Berisha, nuk është ai me të cilin mund të qeveriset më partia.
 
"Unë e di që modeli që PD këto 25 vite u qeveris nga lideri historik Sali Berisha nuk është modeli me të cilin mund të qeveriset më kjo parti dhe e kam thënë këtë që ditën time të parë", u shpreh Basha.
 
Por ndërsa drejtuesi i emisionit dhe gazetarët e ftuar në studio e vlerësuan këtë një lajm të madh, Basha vijoi menjëherë duke nxjerr në pah karizmin e Berishës që mbajti të bashkuar Partinë Demokratike, si një model që askush nuk mund ta zëvendësojë.
 
"Kam thënë që askush nuk mund ta zëvendësojë Sali Berishën, një lider karizmatik i cili me karizmin e tij diti ta ruajë partinë kur u kërcënua në ekzistencën e vet ta mbajë të madhe se mund të zvogëlohej e ta conte në fitore atëherë kur askush nuk vinte bast për të", u shpreh kryedemokrati.
 
Basha vijoi më tej duke folur për modelin drejtues që ai ofron: "Por modeli që unë sjell është modeli i nxitjes, i inkurajimit të energjisë individuale të shqiptarëve, duke e nisur me energjitë individuale të demokratëve, duke i dhënë mundësi të barabarta gjithsecilit dhe në bazë të performancës duke gjykuar me votë. A gjykon apo jo mirë vota, një gjë ta them me siguri, gjykon më mirë se individi".


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?