Kthesa e befasueshme e PD, ja
si rrodhën negociatat trepalëshe

Kthesa e befasueshme e PD, ja<br />si rrodhën negociatat trepalëshe
Partia Demokratike ka befasuar sërish duke shpikur një tjetër arsye për të mos votuar reformën në drejtësi dhe për të minuar konsensusin. Por çfarë kërkoi mbrëmë PD që rrëzoi gjithçka të arritur me mund nga politika shqiptare dhe ndërkombëtarët? Teksa kushti për vetingun u dakordërsua me ndërmjetësimin e komisionarit Hahn, PD në tryezë solli një tjetër kërkesë, që formula e shumicës së cilësuar pre 94 votash, të mos përdoret vetëm për dy institucionet e vetingut, pro të përfshihet dhe në dy organet e tjera, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo ishte një kërkesë e hershme e PD-së, të cilën më në fund kryeministri Edi Rama jua plotësoi duke ju thënë se pranonte shumicën e cilësuar prej 2/3. Kur ky kusht u plotësua, PD mbajti qëndrimin e saj, duke thënë se donte shumicë të cilësuar vetëm për Këshillin e Emërimeve dhe Kolegjin e Apelimit, dy organe këto përbërëse të vettingut, teksa tha se nuk ishte e nevojshme që kjo shumicë të përdorej për KLGJ dhe KLP.

Vetëm mbrëmë, ku gjithçka ishte për tu finalizuar, PD u kujtua të rikthejë këtë kërkesë me argumentin se ishte një çështje e dakordësuar më parë. Edhe pse draftin kushtetues u është vënë në dispozicion që në 17 qershor deputetëve kur drafti u dërgua në Kuvend zyrtarisht dhe u botua në fletoren zyrtare, PD nuk pati asnjë pretendim. Kërkesa lindi çuditërisht dje. Ditën e hënë, në takimin mes negociatorëve Agaçi, Manjani dhe Bykykbashi nuk është diskutuar aspak kjo çështje, dhe është folur vetëm për vettingun. Kur kjo pikë u zgjidh, atëherë doli preteksti i ri, si dëshmi okulare se PD me çdo kusht bllokimin e kësaj reforme.

Bylykbashi
Pas rreth dy orësh që kurse ishte lajmëruar mbledhja e komisionit për reformën në drejtësi, seanca ka nisur vetëm me praninë e deputetëve të opozitës dhe kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Në seancë mungonin deputetët e Partisë Socialiste. Sipas deputetit të opozitës, Oerd Bylykbashi, mosardhja e deputetëve të majtë për miratimin e draftit përfundimtar e bën të pamundur zhvillimin e seancës gjatë ditës së sotme. Ai thotë se nuk ka asnjë kusht të ri, por zbatim i dakordësive të hershme. “Ju informoj, përtej çdo lloj keqinformimi të bërë sot nga qeveria se në mbledhjen negociuese të ditës së hënë mes ekspertëve të PD-së, PS-së, LSI-së dhe ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS, me kërkesë të ministrit Manjani në lidhje me formulën që do të zbatohet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, unë kam deklaruar përpara të gjithë anëtarëve që formula do të jetë e njëjtë si ajo për Vettingut. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste është shprehur se është rënë dakord që 5 anëtarët jo gjyqtarë dhe 5 anëtarët jo prokurorë do të jetë në raportin 3 me 2. Pra në mbledhjen e ditës së hënë është ngritur si çështje dhe është dhënë kjo përgjigje. Formula që do të përdoret për vettingun do të jetë e njëjta për KLGj-në dhe KLP-në. Për fat të mirë, ajo mbledhje ka dëshmitarë. Kjo mund të jetë e vetmja zgjidhje”-tha Bylykbashi.

Manjani
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani konfirmoi atë që tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi mbrëmjen e djeshme se palët kishin rënë dakord për mënyrën se si do të votohej në të gjitha institucionet e drejtësisë.  “Unë e konfirmoj atë që tha më parë, z. Bylykbashi kam qenë unë që e hapa këtë çështje për të kuptuar se si ishte rënë dakord pasi kanë qenë negociata dypalëshe, PD dhe PS, z. Agaçi dhe Bylykbashi dhe thanë të dy: po jemi marrë vesh për këtë histori. Ne mund ta përfshinim në protokollin e mbledhjes, por për shkak se ajo mbledhje u ndërpre krejt papritur, ne nuk kishim si ta përfshinim”,-tha Manjani.

Xhafaj
Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj u shpreh se reforma në drejtësi do të votohet sot në Kuvend, pavarësisht ngërçit të krijuar prej kushtit të ri të PD. Xhafaj tha se nuk kishte qenë në mbledhje, pasi ai si kryetar i këtij komisioni, nuk kishte thirrur një mbledhje. "Së pari, Kuvendi mund të zhvillohet normalisht nesër, ka një draft, projekt kushtetues për të cilën është e përgatitur e gjithë procedura parlamentare. Relatorët e komisionit kanë firmosur raportin që do t'i paraqitet seancës. A është ky i duhuri? Po themi ne, SHBA, BE thonë po. Projekti është gati për tu shqyrtuar nesër në seancë plenare. Parlamenti nuk funksionon sipas humorit të ditës të njërit apo tjetrit. Në sallën e Kuvendit mund të ulen të gjithë deputetët. Ka një projekt i cili është miratuar në komisionin ad hoc dhe është depozituar në Kuvend. Nëse ka vullnet, projekti duhet të votohet nesër. Nëse duan t'i vendosin gurë në rrota integrimit të vendit, kjo s'është përgjegjësia ime", u shpreh Xhafaj. Ai akuzoi Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha se po shpik probleme me qëllim bllokimin e reformës në drejtësi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike