Kthesa e PD, braktis shumicën
prej 2/3, kërkon 71 vota 

Kthesa e PD, braktis shumicën<br />prej 2/3, kërkon 71 vota 
Mund të konsiderohet si kthesa më e pabesueshme politike. Për muaj me radhë, Partia Demokratike kërkoi që anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë të zgjidheshin me një shumicë prej 2/3 të anëtarëve të Parlamentit, për të pamundësuar kapjen e sistemit nga mazhoranca e radhës. Por, ditën e djeshme, befas Partia Demokratike ka braktisur jo vetëm shumicën prej 2/3, por edhe shumicën prej 84 votave.

Opozita kërkon që anëtarët e komisionit që do të skanojnë gjyqtarët dhe prokurorët të zgjidhjen me 71 vota në votimin e dytë. Partia Demokratike propozon që nëse anëtarët nuk zgjidhjen në votimin e parë, votimi i dytë të kryhet me një mazhorancë më të ulët. Siç duket, kushti për shumicën prej 2/3 ka qenë thjeshtë një alibi për të shtyrë në kohë Reformën në Drejtësi.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'