TIRANË- Një lokal në Kamzës të Tiranës ishte kthyer në bazë për vendosjen e lojërave të fatit. Lokali është zbuluar sot nga Policia, ndërsa është vënë në hetim një 17-vjeçar që është kapur duke vendosur baste sportive.
Ndërkohë, pronari i lokalit G. S., 37 vjeç, është ende në hetim.
Gjatë kontrolleve të lokalin që ndodhej në rrugën "Azem Hajdari" u gjetën dhe u sekuestruan 2 makineta për lojëra fati.