Dy persona kanë rënë në pranga të policisë teksa u kapën në flagrancë gjatë një operacioni për goditjen e zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Është arrestuar 33-vjeçari E. B., i cili administronte lokalin në rrugën ‘Ali Progri’ si dhe 20-vjeçari K. Sh., i cili ishte i punësuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i Lojërave”, goditet një tjetër vatër e paligjshme e lojërave të fatit.

Në pranga administratori dhe kamarieri i lokalit ku organizoheshin lojëra fati.

Strukturat e Policisë së Shtetit intensifikojnë kontrollet dhe godasin pa ndërprerje çdo formë të paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, gjatë operacionit policor të koduar “Fati i Lojërave”, arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 20 vjeç, dhe E. B., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në rrugën “Ali Progri”, në lokalin që administrohej nga shtetasi E. B., ku ishte i punësuar edhe 20-vjeçari, organizoheshin lojëra fati në kundërshtim të hapur me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të goditur çdo tentativë për ushtrimin e lojërave të fatit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë