Artan Koçi, i cili u kap një ditë më parë me 4000 vepra arti në banesën e tij e ka hedhur poshtë se ato janë të vjedhura. Gjatë dëshmisë së tij para hetuesve, 61-vjeçari shprehet se këto vepra i ka blerë në tregun e zi.

"Nuk jam hajdut. Jam koleksionist. Veprat e artit i kam blerë në treg te zi. Jam restaurues me licencë", tha Koçiu.

Ai u arrestua një ditë më parë në banesën e tij në Tiranë, ndërsa prokuroia kërkon masë "arrest me burg". 4000 vepra artit u zbuluan në një banesë në Tiranë në rrugën 'Shyqyri Brari', që ishin të karakterit fetar dhe kapnin vlerën 8 milionë euro.

Veprat dyshohet se janë vjedhur në kishat në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni, ndërsa vetë Ministria e Kulturës një ditë më parë tha se 20 ikona janë vjedhur në Maqedoninë e Veriut dhe do i kthehen.

61-vjeçari Artan Koçiu ka qenë i arrestuar edhe më parë edhe në 2013 gjatë operacionit 'Ikona' së bashku me Gjergji Thimio, të akuzuar për trafik ikonash.

Koçiu do të përballet për veprat penale "Vjedhja e veprave të artit e kulturës", dhe "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës".