Kthimi dhe kompensimi i pronave
nesër do të rinis debati në Kuvend
Debati për kthimin dhe kompensimin e pronave rikthehet përsëri në Kuvend. Ditën e nesërme, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës, i cili riktheu për shqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi me propozim të qeverisë.
Debati për kthimin dhe kompensimin e pronave rikthehet përsëri në Kuvend. Ditën e nesërme, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës, i cili riktheu për shqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi me propozim të qeverisë. Po ashtu, ky komision do të diskutojë edhe një tjetër nismë ligjore për pronat, të propozuar nga Jozefina Topalli, e cila kërkon riaktivizimin e AKKP-së. Në rend të ditës së Komisionit të Ligjeve është parashikuar: “Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit “Për kthimin e Ligjit Nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”, nismë e deputetes Jozefina Topalli.”
Argumentet e NishanitKryetari i Shtetit nuk e ka dekretuar ligjin e pronave duke argumentuar se ai bie ndesh me parimet kushtetuese. Sipas arsyetimit për rikthimin në Kuvend presidenti thekson se skema e zgjedhur për kompensim nuk është aspak e drejtë pasi nuk reflekton çmimin e tregut. Kreu i shtetit nënvizon se skema e ofruar përmes këtij Ligji për trajtimin e dosjeve të patrajtuara apo ato që do të depozitohen rishtazi pas hyrjes në fuqi të ligjit bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike, të barazisë para ligjit dhe të së drejtës së ankimit. Presidenti arsyeton se ky ligj bie ndesh ndër të tjera edhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë i ka kërkuar Kuvendit ta rishqyrtojë edhe njëherë.
Kërkesa e TopallitNë relacionin e saj Topalli argumenton se duhet shtyrë afati i funksionimit të AKKP-së, deri në fund të vitit 2016. Sipas Topallit qeveria ka dështuar gjatë këtyre dy viteve me procesin e njohjes, kthimit apo kompensimit të pronave.
“Qeveria ka deshtuar gjate ketyre dy viteve teresisht me procesin e njohjes, kthimit apo kompensimit te pronave, duke mos bere pothuajse asnje hap përpara ne kete proces. Duke mos zgjatur afatin e parashikuar nga neni 24 i ligjit, Qeveria duket sikur legjitimon mungesën tërësore të punës së stafit te AKKP edhe për muajt ne vijim. Ne keto kushte, lind si domosdoshmëri shtyrja e afatit të perfundimit te procesit te njohjes, kthimit dhe kompensimit te pronave pertej dates 30.10.2015, te parashikuar ne ligjin nr.9235, date 29.7.2004, "Per kthimin dhe kompensimin e pronave te ish-pronareve", te ndryshuar, duke percaktuar si date te përfundimit te tij daten 30.10.2016. Kjo parashikohet ne neni 1 te projektligjit," thotë Topalli.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.8%
-
Të gabuar
85.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Spahiu: PD e sotme disa herë më e dobët sesa në vitin 2013 kur humbi me 1 milion vota
23 Dhjetor, 22:17
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Humbi ndjenjat gjatë protestës, nga Trauma Gjekmarkaj transferohet te QSUNT (VIDEO)
23 Dhjetor, 21:41
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?
23 Dhjetor, 21:27