"Kthimi i Pronave", PR: Qeveria
dështoi në 2 vjet, të tërheqë ligjin e ri

dështoi në 2 vjet, të tërheqë ligjin e ri">
Partia Republikane, nëpërmjet ish-deputetit të saj, Maksim Begeja ka reaguar për projektligjin e pronave që pritet të kalojë në Kuvend. PR e cilëson ligjin e ri si një përpjekje për të mashtruar ish-pronarët.

“Projektligji për pronat i paraqitur nga qeveria, propozohet në një kohë, kur procesi i njohjes, kthimit e kompensimit të tyre, është pezulluar prej më shumë se dy viteve. Ky p/ligj dëshmon qartësisht dështimin e Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve të saj në zgjidhjen e çështjes së pronës. Ajo ka bërë një hap thelbësor mbrapa duke cenuar të drejtën e njohjes dhe kthimit të pronës sipas kritereve të vendosura në nenin 41 të Kushtetutës”, tha Begeja.
 
Sipas saj, p/ligji që në emërtim dhe përmbajtje trajton vetëm kompensimin e pronës, duke shfuqizuar ligjin ekzistues që bazohej në kthimin e pronës pronarëve legjitimë. Sipas PR-së, ish-pronarët me këtë ligj nuk kompensohem më me kthim prone.

“E thënë thjeshtë, nga çasti i miratimit të këtij p/ligji, asnjë pronari nuk do t’i kthehet fizikisht prona e tij edhe kur ajo është e lirë. P/ligji nuk shoqërohet nga asnjë një faturë financiare, por vendos aforfe vetëm një fond kompensimi prej 500 milionë USD për 10 vjet. Ky fond nuk përfaqëson vlerën reale të pronës së pa kthyer apo kompensuar deri më sot. Kjo vlerë realisht është mbi 30 miliardë euro”, u shpreh Begeja.

PR njofton se nëpërmjet deputetëve të saj do të paraqesë në Kuvend amendamente për këtë p/ligj, me qëllim që t’i japë zgjidhje problemit të pronave, duke zbatuar kështu rekomandimet e dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut , Kushtetutën e Shqipërisë dhe për të mbrojtur interesat e pronarëve.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre