Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të  jetë i kthjellët e vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës.

Prezencë të mjegullës dhe mjegullinës  përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit. 

Era do të jetë me drejtim veri – verilindje  me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 14°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 0  deri 16 °C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare  1 deri 16 °C