Vendi ynë do të ndikohet nga kthjellime dhe kalime vranësirash në orët e pasdites.

Sipas MeteoAlb paraditja në territorin Shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave.

Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në zonat malore dhe momente të pakta shiu në zonat e ulëta. Pritet që mbrëmja të përmirësoj gradualisht kushtet e motit në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtësisht në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët