Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta.

Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta kanë përfshirë të gjithë territorin Shqiptar, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa orët e pasdites sjellin shfaqje të vranësirave kalimtare në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor - Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Ballkani qëndror dhe Qëndra e kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje. Gjithashtu Europa Lindore dhe Skandinavia do të vijojnë të jenë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Ndërsa Britania e Madhe dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare