Vendi ynë do të ndikohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, dhe rritje temperaturash.
Sipas MeteoAlb territori Shqiptar do të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të zonës bregdetare dhe të ulët, por me kalime të pakta të vranësirave parashikohet të jetë në pjesa tjetër e vendit gjatë paradites. Vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje edhe pse do të jenë prezente, duke bërë që dhe në vijim të ketë mot të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Brigjet e Egjeut paraqiten me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu dhe gadishulli Iberik mbete me reshje shi. Ndërsa Pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në Europën Qëndrore