Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta.
Sipas MeteoAlb zonat bregdetare dhe të ulta paraqiten me mot të kthjellët duke filluar nga orët e para të ditës, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë herë pas herë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë pasdites dhe natës.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Moti – E hënë, 23 Gusht 2021
Europa Qëndrore dhe ajo Verilindore janë përfshirë prej ditësh nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të vijojnë të diktojnë vranësira dhe rrebeshe shiu. NDERSA kthjellimet do të jenë dominuese në Europën Lindore, Gadishullin Skandinav dhe gjithë Rajonin e Mesdheut